Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një helikopter që shërben për transportin e zyrtarëve të lartë rus, mes tyre edhe presidentit Vladimir Puti raportohet se është rrëzuar gjatë uljes pranë Moskës, raporton Interfax.
Helikopteri i përkiste Skuadrës Speciale të Rusisë, e cila operon me helikopterë të përdorur për të transportuar zyrtarë të qeverisë ruse.
“Gjatë uljes, helikopteri kapi helikën në tokë dhe pjesa e bishtit u dëmtua”, ka thënë një burim nga aeroporti për agjencinë.
Helikopterët shpesh transportojnë Putinin rreth Rusisë, duke plotësuar flotën e tij të Il-96. Ulja e vështirë, sipas mediave, mund të ishte shkaktuar nga moti i keq ose dështimi i pajisjeve. Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrainska Pravda njoftoi se ishte një gabim pilot.