Zbulohet dokumenti: BE sanksionoi Vuçiçin në kohën e luftës në Kosovë, i ndaloi hyrjen

29 January 2023, 20:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet dokumenti: BE sanksionoi Vuçiçin në kohën e
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit ka qenë Ministër i Informimit dhe një ndër personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian gjatë luftës në Kosovë.

Lajmi për sanksionimin e tij nga BE është bërë publik kohët e fundit, nga mediat boshnjake, të cilat kanë publikuar sot një dokument që e vërteton këtë gjë. Gjithashtu sipas dokumentit, atij i ndalohej hyrja në zonën e Unionit Europian.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim.



Video