Udhëheqësi i ekstremit të djathtë në Britani, Tommy Robinson është arrestuar dhe akuzuar sipas Aktit të Terrorizmit dhe po mbahet në paraburgim.
Ndalimi i tij vjen përpara një marshimi të planifikuar të mbështetësve, mes frikës për përsëritjen e dhunës që shpërtheu kur ai u arrestua në vitin 2018.
Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, u dërgua të premten pasdite në stacionin e policisë Folkestone ku u akuzua për mosdorzimin e kodit PIN të telefonit të tij celular sipas Shtojcës 7 të Aktit të Terrorizmit.
Ai është mbajtur në paraburgim nën drejtimin e gjykatës së lartë, Policia e Kentit.
Në korrik, Robinson dyshohet se refuzoi t'i jepte policisë akses në telefonin e tij celular kur u ndalua në bazë të Aktit të Terrorizmit në tunelin e Kanalit. Ai ishte liruar me kusht që të kthehej në stacionin e policisë Folkestone.
Robinson njihet për qëndrimet e tij anti-islam dhe kundër emigrantëve ilegalë, që sipas tij po e shndërrojnë Britaninë në një shtet të botës së tretë. Ai shpesh ka bërë thirrje për dëbimin masiv të tyre.