Plagosen me thikë dy serbë në veri të Kosovës, ministri Sveçla tregon dyshimet e para

2 March 2023, 23:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosen me thikë dy serbë në veri të Kosovës, ministri
Ministri Sveçla

Dy shtetas serbë me banim në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje. Autoritetet po marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e saj dhe prangosjen e autorit.

Për rastin ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili bën me dije se dyshimet e para të autoriteteve janë se edhe autori është pjesë e komunitetit serb.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkruan ministri Sveçla.


Video