Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Erdogan ka një paralajmërim për Greqinë. Reagon SHBA

28 September 2022, 20:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Erdogan ka
Këshilli i Sigurisë në Turqi

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë ka përfunduar mbledhjen urgjente me temë kryesore: Tensionet me Greqinë.

Këshilli i Sigurisë që u mblodh me kërkesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të mbledhjes, ku akuzon Greqinë dhe shtetet aleate “që e mbështesin” në militarizimin e ishujve.

“Qarqet që inkurajojnë Greqinë të armatosë ishujt e çmilitarizuar duhet të vijnë në vete. Vendimi i SHBA për të hequr embargon ndaj administratës greke qipriote është kundër frymës së aleancës”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Turqisë.

Të pranishëm në takim ishin komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Attila Gulan dhe komandanti i Marinës, Admirali Ercimed Tatlioglu.

Kanë qenë disa foto të publikuara në mediat turke pak ditë më parë, shkaku i rritjes së tensioneve mes dy vendeve. Në foto pretendohej shfaqeshin automjete luftarake në ishujt pranë Turqisë që sipas marrëveshjeve dypalëshe duhet të qëndrojnë të demilitarizuar.

Ndërkohë, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ftoi sot Turqinë dhe Greqinë për dialog dhe shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë stërvitje në detin Egje.

Në konferencën për shtyp ai komentoi notën e protestës që Ankaraja i dërgoi Uashingtonit në lidhje me mjetet e blinduara të prodhimit amerikan të dërguara nga Greqia në ishujt e Egjeut.

Një gazetar i kërkoi një koment për notën e protestës drejtuar Greqisë dhe SHBA-së, pasi automjetet e blinduara u dërguan në dy ishujt me status joushtarak.

I pyetur nëse SHBA ka stërvitje në atë zonë dhe cila është përgjigja e SHBA-së ndaj protestës së Turqisë, Ryder tha se nuk ka informacione se SHBA-të po zhvillojnë stërvitje atje.

“Në përgjithësi, Turqia dhe Greqia janë dy partnerë të rëndësishëm të NATO-s dhe ne i ftojmë ata të vazhdojnë dialogun konstruktiv për të ulur tensionet e mundshme”, tha gjenerali amerikan.

I pyetur për të komentuar kritikat e Ankarasë ndaj SHBA-së për kontributin në tensione, ai tha se nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe, Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët e NATO-s, përfshirë Turqinë,” tha Ryder.

Nga ana tjetër, udhëheqja turke ka shtuar narrativën e asaj se kush po e shtyn Greqinë në provokimet në Egje, duke ndërmarrë hapa që cenojnë Marrëveshjen e Lozanës së para 100 viteve. Sipas Ankarasë, pas Francës është dhe SHBA pas akteve greke.


Video