"Kemi gati ligjin", paralajmëron Meloni: Soros do t'i ndalojmë financimin e OJQ-ve në Itali (VIDEO)

28 September 2022, 14:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kemi gati ligjin", paralajmëron Meloni: Soros do t'i
Soros dhe Meloni

Kryetarja e partisë "Vëllezërit e Italisë", e cila pritet të jetë kryeministrja e re e këtij shteti, i është përgjigjur ashpër komenteve të manjatit amerikan, George Soros. 

Soros ka shprehur keqardhje që italianët votuan koalicionin e djathtë dhe për kryeministre Melonin. Ndër vite marrëdhëniet e Soros me Melonin kanë qenë të tensionuara dhe shoqëroheshin me replika në distancë.

Së fundmi, Meloni ka reaguar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke e quajtur Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Ajo paralajmëron se qeveria e re italiane e kryesuar prej partisë së saj do të miratojnë një ligj anti-Soros për të mbrojtur kombin, duke i ndaluar fondacioneve të tij të financojnë OJQ-të në Itali.

“Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu siç do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament", u shpreh Meloni.




Video