Bashkimi Europian ka nisur hetimet mbi konstatimet që u kryen më herët nga Danimarka dhe Finlanda për rrjedhjet e tubacioneve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në det. Sizmologët në Suedi dhe Danimarkë kanë raportuar edhe për dy shpërthime të fuqishme në zonat e afërta ku u pa rrjedhja e gazit në det teksa kanë thënë se ato nuk kanë qenë tërmete.
Për tubacionet e Gazit Nord Stream 1 dhe Nord Strem 2 që vijnë nga Rusia Bashkimi Europian dhe Moska kanë shpenzuar qindra milionë dollarë në ndërtimin e tyre. Mbetet ende e paqartë sesi diçka e tillë mund të ketë ndodhur megjithatë mundësitë më të mëdha janë që ky të jetë një sabotazh i Moskës.
E gjitha kjo pasi marrëdhëniet mes Brukselit dhe Kremlinit janë të tensionuar për shkak të krizës energjetike që vjen si pasojë e luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë që prej 24 Shkurtit të këtij viti.
Sipas kompanisë Nord Strem rrjedhjet e gazit kanë ndodhur nga presioni i pompimit, por në fakt në kohën kur u konstatuan rrjedhjet asnjë prej tubacioneve nuk po pomponte gaz për Europën.
Pas kësaj ngjarjeje autoritetet detare daneze kanë kufizuar transportin detar dhe kanë vendosur një zonë të vogël ndalim fluturimi.