Pas Vuçiçit, Trump bisedë telefonike edhe me Mitsotakis

12 November 2024, 09:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas Vuçiçit, Trump bisedë telefonike edhe me Mitsotakis
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti i SHBA Donald Trump

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Zyra e shtypit në qeverinë greke informon opinionin se diseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës, kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë mes dy vendeve.

Më tej Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar.

Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.


Video