Pas mega-skandalit në Beograd - skandalin tjetër e prodhon zëdhënësja e BE-së

7 September 2026, 20:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas mega-skandalit në Beograd - skandalin tjetër e prodhon

Ushtarët e Armatës së Serbisë i bartën arkivolin kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç, Patriarku Porfirije drejton meshën para varrimit, në ceremoninë e groposjes merr pjesë i biri i autokratit Aleksandar Vuçiq, disa ministra të qeverisë serbe marrin pjesë po ashtu në këtë manifestim të nacionalizmit serbomadh, ekspozohen dekoratat dhe shpata e gjenocidistit Mlladiç, televizionet transmetuan me orë të tëra direkt këtë çmenduri ksenofobe të quajtur varrim, pjesë e të cilit ishte edhe komplet udhëheqja e entitetit serb të Bosnjës - dhe në fund të ditës shfaqet një zëdhënëse e BE-së dhe thotë: nuk ishte varrim shtetëror.

Flet si të ishte dhe me gjasë ishte koordinuar me regjimin e Vuçiçit.

Një marshim të tillë nacionalist si sot Beogradi e ka organizuar vetëm më 1983, me rastin e varrimit të Aleksandar Rankoviçit.(E.R)


Video