Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haga hap procedurën për dëmshpërblimin e viktimave!

17 September 2026, 13:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haga hap
Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Vetëm një ditë pasi dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Gjykata Speciale ka nisur edhe procedurën për dëmshpërblimin e viktimave të krimeve për të cilat ata u shpallën fajtorë.

Trupi Gjykues ka vendosur që kërkesat për zhdëmtim të mos kalojnë nëpër gjykatat civile të Kosovës, por të shqyrtohen nga vetë Dhomat e Specializuara. Sipas gjykatës, kjo është rruga më efektive për mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e anonimatit të tyre.

Në vendim thuhet se dërgimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të cenojë masat mbrojtëse që u janë garantuar gjatë procesit, ndaj Dhomat e Specializuara e konsiderojnë veten forumin më të përshtatshëm për të vendosur mbi zhdëmtimin.

Megjithatë, procedura nuk është mbyllur ende. Avokatët e mbrojtjes kanë afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar këtë vendim. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, Gjykata do të vijojë me fazën e shqyrtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

Po ashtu janë caktuar edhe afatet për paraqitjen e provave. Mbrojtja e Viktimave duhet të njoftojë deri më 22 shtator çdo ndryshim në provat që do të paraqesë, ndërsa raportet e ekspertëve dhe provat e tjera duhet të dorëzohen deri më 7 tetor.


Video