Papa Françesku kalon natën në spital, u shtrua pas 'dhimbjeve në gjoks'

30 March 2023, 08:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Papa Françesku kalon natën në spital, u shtrua pas

Në prag të Pashkëve, Papa Françesku është shtruar dje në spital për probleme me frymëmarrjen, probleme me zemrën si dhe një ndjesi sikur diçka e shtypte në gjoks.

Ai u transportua për në spital në Gemelli ku ndodhet i shtruar prej ditës së djeshme.

Mbrëmjen e shkuar e kaloi i qetë dhe pa shqetësime, por ‘Corriere’ raporton se mëngjesi i Papa Françeskut ishte i ndërlikuar, pa dhënë detaje të tjera. Ai ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll.

Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).

Ky shtrim në spital i Papës nuk ishte planifikuar pasi parashikohen disa ditë pushimi teksa jemi pranë të Dielës së Pashkëve, periudhës më të rëndësishme të vitit për katolikët.

Të gjitha seancat e planifikuara të Papës janë anuluar, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për kohën e nevojshme.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion nga Vatikani për festimet në funksion të të Dielës së Palmave dhe Javës së Shenjtë deri në Pashkë.


Video