Panik në rrugët e Londrës! Kuajt arratisen dhe përplasen me një autobus, disa të plagosur (VIDEO & FOTO)

24 April 2024, 19:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Panik në rrugët e Londrës! Kuajt arratisen dhe përplasen me

Dy kuaj, një i bardhë i mbuluar në gjak dhe një i zi kanë vrapuar në rrugët e Londrës Qendrore sot derisa janë kapur pranë Limegouse pas disa orësh. Kuajt thuhet se janë nga Kalorësia në Pallatin Buckingham.

Sipas raportimeve, ambulanca u thirr në orën 09:25 me kohën lokale për t’i ardhur në ndihmë një personi të hedhur nga një kalë pranë Pallatit. Ndërkohë, gazetari i BBC-së, Tony Bonsignore që ishte në vendngjarje tha se pa dikë që merrte trajtim nga mjekët e ndihmës mjekësore dhe më pas u thirr një ambulancë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Corriere della Sera (@corriere)

Bonsignore ishte në një autobus pranë Stacionit Victoria kur ndodhi incidenti dhe tha: Për momentin është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Menjëherë pas nesh një kalë goditi një autobus dhe theu xhamat. Ka pasur edhe gjak në dysheme.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, tanimë të gjithë kuajt janë gjetur dhe kthyer në “bazë” teksa ka shtuar se ata u liruan gjatë stërvitjes rutinë këtë mëngjes.

“Një numër kuajsh ushtarakë u liruan gjatë stërvitjes rutinë këtë mëngjes. Të gjithë kuajt tani janë gjetur dhe janë kthyer në kamp. Një numër i personelit dhe kuajve janë lënduar dhe po marrin kujdesin e duhur mjekësor“, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë.

Shërbimi i Ambulancës në Londër, ka konfirmuar se pesë persona janë plagosur si pasojë e incidentit me kuaj.



Video