Biden firmos ligjin për ndalimin e Tik-Tok-ut dhe ndihmën 90 miliardë dollarëshe për Ukrainën e Izraelin

24 April 2024, 17:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden firmos ligjin për ndalimin e Tik-Tok-ut dhe ndihmën 90
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden nuk ka humbur kohë për të firmosur dy urdhra të votuara vetëm një ditë më parë në Senat, atë për ndalimin e TikTok-ut dhe ndihmën 90 miliardë dollarëshe për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Ligji i ri urdhëron rrjetin social kinez Tik-Tok që të shitet brend 6 muajve te investitorët amerikanë, në të kundërt rrezikon të ndalohet në të gjithë territorin e SHBA-së.

Ky ligj u miratua pas shqetësimeve dhe raporteve se kompania e Tik-Tok, Byte Dance, mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze.

Po ashtu, Biden ka firmosur edhe ndihmën prej 90 miliardë dollarë, nga të cilat 60 miliardë dollarë shkojnë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, 26 miliardë dollarë për Izraelin dhe 8 miliardë për Tajvanin.


Video