PAMJE TRONDITËSE / Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve në Brazil, dyshohet për 62 viktima (VIDEO)

9 August 2024, 19:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJE TRONDITËSE / Rrëzohet aeroplani i pasagjerëve në
Momenti i rrëzimit të avionit

Një avion pasagjerësh është rrëzuar ditën e sotme në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa dyshohet se nuk ka të mbijetuar.

Avioni i modelit ATR-75-500, është parë të rrotullohet në ajër teksa është në rënie të lirë. Ky avion ka një kapacitet prej 68 pasagjerës, por është e paqartë se sa ndodheshin në bord.

Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, në bord kanë qenë 58 pasagjerë, dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni ishte nisur nga Cascavel në Sao Paulo nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos.


Video