Pamje të trishta / Flakët përfshijnë muzeun në Gjakovë, shkaktohen dëme të mëdha

30 August 2023, 20:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të trishta / Flakët përfshijnë muzeun në
Zjarri në Gjakovë

Muzeu i Muzikës “Taphane” në Gjakovë është përfshirë nga flaktët.

Është zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës Ali Tafarshiku, ai i cili ka publikuar pamjet në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Për zjarrin, ai ka hedhur akuza ndaj pushtetit lokal të Gjakovës. Nga pamjet duken flakët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të godinës, dhe dyshohet se kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Policia rajonale e Gjakovës ka thënë se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve janë në vendngjarje, dhe se nuk dihen ende shkaqet për zjarrin.

“Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”, ka thënë policia.


Video