Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet kur 23-vjeçarja ukrainase masakrohet me th*kë në SHBA

6 September 2025, 21:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet
Pamjet

Pamje të tmerrshme kapën momentin kur një person goditi për vdekje një refugjate ukrainase nga pas, ndërsa ajo ishte ulur në një tren në Karolinën e Veriut, SHBA.

Sulmi barbar ndodhi më 22 gusht, menjëherë pasi 23-vjeçarja Iryna Zarutska hipi në një tren në South End në Charlotte.

Policët e identifikuan sulmuesin me thikë si një i pastrehë, Decarlos Brown Jr., 35 vjeç, i cili ka një dosje të gjatë për akuza penale, përfshirë një arrestim për sulm ndaj motrës së tij.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ai shihet në pamjet duke e vëzhguar Zarutskën për disa sekonda pasi ajo u ul në sediljen përpara tij, duke nxjerrë atë që dukej si një thikë nga xhepi i tij.

Pastaj ai u ngrit dhe u afrua mbi 23-vjeçaren, duke e drejtuar thikën drejt saj ndërsa ajo ishte ulur me telefonin e saj. Ai e qëlloi 7 herë me thikë.

Brown u pa duke lënë një gjurmë gjaku në të gjithë trenin, ndërsa pasagjerët e tjerë dukeshin se nuk e kuptonin vrasjen që kishte ndodhur.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ai u arrestua menjëherë pas kësaj dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë. Lirimi me kusht i tij u refuzua më pas nga një gjykatës dhe ai mbetet në paraburgim. Familja e zemërthyer e Zarutskës tha në një faqe GoFundMe se ajo kishte mbërritur në SHBA vetëm në vitin 2022 'duke kërkuar siguri nga lufta' në vendin e saj të lindjes dhe 'duke shpresuar për një fillim të ri' para vrasjes.

Pamje të rënda / Kishte shkuar si refugjate lufte, publikohen pamjet

Ajo u qëllua për vdekje nga pas shpine, pa komunikuar apo pasur njohje me autorin. Motivet e krimit monstruoz janë të paqarta.

Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese.



Video