Pamje të rënda! Droni qëllon kadetët e sapodiplomuar në Siri, mbi 100 të vdekur

5 October 2023, 19:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda! Droni qëllon kadetët e sapodiplomuar në
Momenti kur goditen kadetët e sapodiplomuar në Siri

Mbi 100 persona u vranë në një sulm me dron në Akademinë Ushtarake të Homsit në Sirinë qendrore.

Prej tyre, 90 janë oficerë të sapodiplomuar dhe 10 civilë, duke përfshirë 5 gra.

Lajmi është raportuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me qendër në Londër.

Mbi 125 persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe ministri sirian i Mbrojtjes.

Sipas kanalit Al-Ikhbariya, sulmi ndodhi gjatë ceremonisë së diplomimit për kadetët zyrtarë të Akademisë. Burimet lokale bëjnë të ditur se shpërthimi është ndjerë në disa lagje të qytetit.

Televizioni shtetëror sirian e ka cilësuar një "sulm terrorist" në kanalin e tij Telegram, por deri më tani sulmi nuk është marrë përsipër nga askush. Qeveria siriane konfirmoi sulmin, por nuk jep numrin e të vdekurve.


Video