Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin shkencën për të krijuar reshje artificiale shiu, si një përpjekje për të luftuar temperaturat e larta.
Së fundmi, pamjet kur shiu vërshon mbi qiellgërvishtëse dhe në rrugë janë përhapur në rrjetet sociale. Metoda e përdorur quhet “mbjellja e reve” ku përmes aeroplanëve hidhen në qiell kimikate që shërbejnë për formimin e reve.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një klimë kryesisht të thatë me shumë pak reshje vjetore dhe temperatura përvëluese, të cilat shpesh prekin 40 dhe madje arrijnë 50 gradë celsius si në vitin në 2023.
Që të funksionojë kjo metodë, duhet që në qiell të ketë disa re të vogla, më pas aeroplanët hedhin kripë dhe minerale të tjera që nxisin formimin e reve të tjera dhe për rjedhojë sjellin reshje shiu.
This is Dubai's artificial rain which happens because of cloud seeding pic.twitter.com/O5Uqcf4xC7
— Historic Vids (@historyinmemes) April 8, 2024