Vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, e cila është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me sanksionet e SHBA.
Me anë të një postimi në platformën X, Gorica Dodik me nota ironike ka falenderuar ambasadën amerikane, teksa shkuan se për të nuk ka privilegj më të madh se sa të jetë në listën e zëzë.
“Faleminderit shumë, nuk ka privilegj më të madh në këtë ditë dhe kohë se sa të jesh në listën tuaj të zezë, është prova se ne nuk jemi agresorë dhe kriminelë si ju. Duart tuaja janë me gjal deri në bërryla, kushdo që ju mbështet ju është bashkëpunëtor në krimet tuaja të tmerrshme rreth botës.
E vërteta është se ju udhëhiqni korrupsionin në të gjithë botën përmes kompanive të ndyrshme dhe ata që nuk iu binden i quani kriminelë. Përshëndeteni presidentin tuaj pedofil, djalin e tij të droguar dhe të afërmit e tij të shumtë”, shkuan Gorica Dodik.
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka sanksionuar sot dy individë dhe katër entitete (kompani) që përbëjnë një pjesë thelbësore të patronazhit të Presidentit të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik.
Anëtarët e këtij rrjeti, të cilët përfshijnë fëmijët e rritur të Dodik, lehtësojnë korrupsionin e vazhdueshëm të Dodik në entitetin RS të Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH), duke e lejuar atë të marrë fondet publike nga RS dhe të pasurojë veten dhe familjen e tij në kurriz të qytetarëve të BiH dhe qeverisjes funksionale në vend.
Lideri pro-rus i Republikës Srpska ka shërbyer më parë si anëtar i presidencës së BiH dhe njihet gjerësisht për thirrjen dhe mbështetjen e hapur për transferimin e njëanshëm të kompetencave shtetërore nga qeveria e BiH në RS, një nga dy entitetet që përbëjnë BiH.
Milorad Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar në BiH dhe një rrjet lidhjesh dhe kompanish personale për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të larguar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Për më tepër, Dodik ka denigruar publikisht grupe të tjera etnike dhe fetare brenda BiH-së, duke mbjellë më tej ndarjen dhe bllokimin politik./Home.treasury.gov