Një dron rrëzohet në Kroaci, ekspertët dyshojnë se vinte nga Ukraina

11 March 2022, 08:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një dron rrëzohet në Kroaci, ekspertët dyshojnë se

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Kroaci. Mendohet se shpërthimi u shkaktua pas rënies së një droni, që dyshohet se erdhi nga Ukraina.

Tyler Rogoway, ekspert i aviacionit ushtarak tha se studioi në detaje fotografitë e mbetjeve dhe arriti në përfundimin se ishte pothuajse me siguri një dron dhe beson se droni mbërriti në Kroaci nga Ukraina pasi u prish.

Një dron rrëzohet në Kroaci, ekspertët dyshojnë se

“Ne besojmë fuqimisht se ky është një dron zbulimi që duket si një raketë. Duhet të jetë prishur, të ketë fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund të jetë rrëzuar në Zagreb. Kohët e fundit u njoftua se Ukraina vuri në përdorim dronët e epokës sovjetike dhe me sa di unë, ukrainasit janë të vetmit në botë që përdorin dronin Tu-141”, ka shkruar Rogoway.


Video