Netanyahu: Gaza nën kontrollin e forcave izraelite, edhe pas luftës

10 November 2023, 17:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Netanyahu: Gaza nën kontrollin e forcave izraelite, edhe pas luftës
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

“Ne do ta kontrollojmë Gazën edhe pas luftës”, kështu deklaroi sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një takimi me krerët e autoriteteve kufitare të enklavës së rrethuar.

Netanyahu gjithashtu theksoi se do të ketë një “çmilitarizim të plotë” të Rripit të Gazës, për të siguruar që të mos ketë kërcënim për qytetarët izraelitë.

“Ne do të kemi përgjegjësi për sigurinë në Gaza për një kohë të pacaktuar”, tha ai gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan “ABC”.

Politikanët në rajon dhe jo vetëm, kanë ngritur pikërisht këtë shqetësim, mundësinë e ripushtimit të Rripit të Gazës nga Izraeli dhe frikën e shpërnguljes së popullsisë vendase.


Video