Negociatat për uljen e tensioneve, Lajçak dhe Bislimi dakordësohen për hapat e para

10 July 2023, 17:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Negociatat për uljen e tensioneve, Lajçak dhe Bislimi
Zyrtari i lartë i BE, Miroslav Lajçak gjatë takimit me zv.kryeministrin Besnik Bislimi

Kanë nisur në Bratislavë negociatat mes emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se me Bislimin është dakordësuar për hapat e parë që do të ndërmerren për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës.

“Diskutime intensive dypalëshe zhvilluan sot në Bratislavë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkruan Lajçak.

Bashkimi Europian kërkon që kryetarët e zgjedhur në katër komunat në Veri të Kosovës të lirojnë ndërtesat komunale dhe të punojnë në zyra alternative, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Video