Ndodh në Rusi / Përpara përmbytjeve masive, disa priftërinj shkuan “të bekonin” digën që të mos çahej

11 April 2024, 19:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Rusi / Përpara përmbytjeve masive, disa priftërinj
Përmbytjet në Rusi

Shpërthimi i një dige në qytetin Kurgan të Rusisë bëri që sasi të mëdha uji të vërshojnë duke përmbytur mijëra shtëpi dhe biznese.

Situata vijon të jetë e rëndë prej disa ditësh tashmë ndërsa jo vetëm qyteti, por edhe dhjetra fshatra përreth notojnë në ujë.

Sakaq, në rrjetet sociale janë përhapur pamjet tragjikomike se si një grup liderësh fetarë u përpoqën ta “bekonin” digën që të mos çahej rreth një javë më parë.

Priftërinjtë shkuan mbi digë përpara se ajo të çahej, si dhe fluturuan mbi të me helikopterë, duke iu lutur Zotit që “të mbante dorën”.


Video