Ndahet nga jeta ish-presidenti i njohur

5 February 2023, 09:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta ish-presidenti i njohur
Gjenerali Pervez Musharraf

Ish-presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1999, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ish-udhëheqësi – i cili ishte president midis 2001 dhe 2008 – vdiq në Dubai pas një sëmundje të gjatë.

Ai u kishte mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.

Ai mbështeti “luftën kundër terrorit” të SHBA-së pas 11 shtatorit, pavarësisht kundërshtimit të brendshëm.

 


Video