“Na ndihmoni të gjejmë idiotët”, kryebashkiaku bën thirrje pasi dy të rinj bënë sërf në kanalet e Venecias

17 August 2022, 22:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Na ndihmoni të gjejmë idiotët”, kryebashkiaku
Dy të rinjtë, sërf në Venecia

Dy të rinj që bënin sërf në kanalet e Venecias janë cilësuar si “idiotë” nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro. Të rinjtë kryen manovra të rrezikshme mes gondolave në kanalin e madh të qytetit.

“Këta janë dy idiotët që tallen me qytetin”, shkroi kryebashkiaku në Twitter. “Ju kërkoj të gjithëve të na ndihmojnë t’i identifikojmë dhe t’i ndëshkojmë”, tha ai, duke shtuar se do i ofrojë një shpërblim kujtdo që ndihmon në gjetjen e tyre.

Mirëpo në rrjetet sociale mendimet janë të ndara pasi ka shumë kritikë ndaj të rinjve ndërsa disa të tjerë thonë se duan t’i imitojnë. Vihet re se javën e kaluar kryebashkiaku i Venecias kërkoi një dënim me dhjetë ditë burg për një turist skocez 33-vjeçar, i cili u kap duke notuar në një kanal në qytet.

Në vitin 2020 një turist francez u gjobit me 150 euro, ndërsa dy gjermane u gjobitën me 250 euro pasi u kapën duke notuar me bikini pranë një kishe


Video