Mrekulli nën rrënoja/ 112 orë pas tërmetit, shpëtohen nëna dhe 2 vajzat e saj

10 February 2023, 23:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mrekulli nën rrënoja/ 112 orë pas tërmetit, shpëtohen
Pamje nga Turqia

Teksa numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur, shpresa për të gjetur të mbijetuar poshtë rrënojave nuk është shuar.

Një nënë dhe 2 vajzat e saj janë shpëtuar në qytetin e goditur rëndë nga tërmeti, Kahramanmaras.

Sipas CNN, 2 vajzat u shpëtuan 112 orë pas tërmetit, ndërsa nëna e tyre u shpëtua 1 orë para se të bijat u nxorën të gjalla nga rrënojat.

Ekipi i shpëtimit tha pas gjetjes së 50 trupave të pajetë sot në këtë zonë, “gjetja e tre personave të gjallë tani i bën përsëri të shpresojnë”.

Numri i të vdekurve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë javë është rritur në 23,726.


Video