Misteri, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale në Gjermani! Plasin teoritë konspirative

5 September 2025, 15:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misteri, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale në Gjermani!
Misteri, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Një valë tronditëse ka përfshirë politikën gjermane, 16 kandidatë që ishin planifikuar të garonin në zgjedhjet lokale në Nordrhein-Westfalen më 14 shtator kanë ndërruar jetë papritur, raporton Daily Mail.

Ngjarja ka ndezur spekulime dhe teoritë e konspiracionit në të gjithë vendin.

Nga kandidatët që humbën jetën, shtatë ishin nga partia “Alternativa për Gjermaninë”, ndërsa njëri nga SPD, Partia Socialdemokrate, të tjerët nga subjektet politike Të Gjelbrit, Partia për Mbrojtjen e Kafshëve, Shoqëria e Pavarur e Votuesve, Votuesit e Lirë dhe Partia e Referendumit.

Katër kandidatët e AfD-së, Ralph Lange, Wolfgang Klinger, Wolfgang Seitz dhe Stefan Berendes ishin të parët që ndërruan jetë, gjë që detyroi rishikimin dhe shtypjen e fletëve të votimit.

Më vonë u zbulua se edhe kandidatët rezervë të AfD-së, René Herford dhe Patrick Tietze, kishin ndërruar jetë. Ministria e Brendshme njoftoi më pas se edhe kandidatët e partive të tjera, pësuan të njëjtën fatkeqësi.

Teoritë e konspiracionit

Pas vdekjes së katër kandidatëve të AfD-së, spekulimet filluan të përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë hov pas rritjes së numrit në shtatë.

Këto teori konspiracioni u amplifikuan nga bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e cila ndau një pretendim nga ekonomisti në pension Stefan Homburg se numri i vdekjeve të kandidatëve ishte "statistikisht pothuajse i pamundur".

Hetimet

Policia hetuar vdekjet e para dhe nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Sipas hetuesve, të katër kandidatët e parë vdiqën nga shkaqe natyrore, të cilat familjet e tyre nuk i kanë bërë publike.

I njëjti shpjegim është dhënë edhe për vdekjet e tjera.

Nordrhein-Westfalen ka plot 18 milionë banorë, ndërsa rreth 20 mijë kandidatë janë duke garuar për poste lokale. Koha e shkurtër midis nominimeve dhe zgjedhjeve ka bërë që këto vdekje të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe të rrisin pasigurinë mes qytetarëve.


Video