“Mes viktimave gra dhe fëmijë”, Ministria e Shëndetësisë në Liban: Sulmet izraelite vranë të paktën 100 persona!

23 September 2024, 15:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Mes viktimave gra dhe fëmijë”, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën kanë vrarë të paktën 100 njerëz dhe i kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Ministria tha se në mesin e të vrarëve dhe plagosurve ka gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe verilindje të Libanit të hënën në mëngjes.

Ajo tha se i goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku postoi një fotografi të shefit ushtarak, gjenerallejtënant, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.


Video