Detaje tronditëse/ 33 -vjeçari shqiptar përd*hunoi ish-gruan në Greqi, i dogji flokët, e kërcënoi se do e hidhte nga ura

4 October 2022, 08:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje tronditëse/ 33 -vjeçari shqiptar përd*hunoi ish-gruan

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari shqiptar që dhunoi dhe përdhunoi ish-gruan e tij greke.

Autori prej disa orësh qëndronte në makinë jashtë derës së ish-gruas 28-vjeçare dhe kur ish-partnerja ka dalë nga shtëpia ai e ka marrë me forcë dhe e ka futur në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit.

Gjatë gjithë rrugës ai e rrahu egërsisht 28-vjeçaren duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup.

“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar në ato momente tmerri.

Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhvishte me forcë dhe kur ajo rezistoi, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve. Tmeri për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq.

33-vjeçari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi dhe më pas e la të ikte. 28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë.

33-vjeçari pas disa orësh kërkime është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Detaje tronditëse/ 33 -vjeçari shqiptar përd*hunoi ish-gruan


Video