Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dje është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Kandidati shqiptar i BDI për president, Bujar Osmani, shpalli fitoren ndaj kandidatit tjetër shqiptar të koalicionit VLEN, Arben Taravari.
Simpatizantët e tij u mblodhën mbrëmjen vonë në Sheshin Skënderbeu në Shkup dhe festuan me daulle, e tupana.
Në total, Bujar Osmani, rezultoi i treti në nivel vendi me 16.44 përqind të votave.
Në një fjalim përpara mbështetësve, Osmani u shpreh i ekzaltuar se fitorja e tij ishte e thellë, me rreth 40 mijë vota më shumë se Taravari.