Makabriteti me 12-vjeçaren e vrarë, arrestohet 24-vjeçarja, akuzohet për përdhunim dhe vrasje

17 October 2022, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makabriteti me 12-vjeçaren e vrarë, arrestohet 24-vjeçarja,
24-vjeçarja e arrestuar

Një vajzë 12-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një valixheje në oborrin e pallatit ku jetonte me familjen e saj në një lagje në Paris.

Dy persona kanë rënë në pranga për vrasjen mizore të të miturës. E dyshuara kryesore është një 24-vjeçare dhe një person rreth të 40-tave, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarën për të transportuar trupin e vajzës adoleshente.

Vrasësja e dyshuar është filmuar me Lolën nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një pallat pasditen e së premtes.

Më pas ajo është filmuar rreth orës 17:00 duke dalë nga ndërtesa, duke tërhequr zvarrë dy valixhe.

Sipas hetimeve paraprake, e dyshuara e ka kryer e vetme aktin e rëndë. Ajo akuzohet për vrasje dhe përdhunim të një të miture, ndërsa nuk ka pasur procedim të mëparshëm penal.

Dëshmitarët që u përballën me vrasësen e dyshuar të premten treguan se ajo kishte sjellje të çuditshme.

“E bëra, e bëra”, kishte përsëritur disa herë në telefon.

Një banor i zonës tregoi se e reja ka kërkuar ndihmë për të gjetur një mjet për të transportuar valixhet ku ndodhej trupi i viktimës, në këmbim të një shpërblimi.

24-vjeçarja është marrë me makinë nga një burrë me veturë, para se të kthehej sërish në lagje. Ajo u shfaq në orën 22:00 tek motra e saj, me valixhet. 26-vjeçarja jetonte në një njëjtin pallat ku banonin edhe Lola me familjen e saj.

E pyetur se çfarë kishte brenda bagazheve, ajo kishte refuzuar të përgjigjej. E motra i kërkoi të shkonin në polici, por refuzoi sërish.

Më pas, autorja e dyshuar u largua, duke e lënë valixhet në oborrin e pallatit. Një i pastrehë do të bënte zbulimin makabër pak më vonë dhe do njoftoi policinë.


Video