Lufthansa pezullon udhëtimet drejt Kievit

19 February 2022, 17:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufthansa pezullon udhëtimet drejt Kievit

Ministria e Jashtme Gjermane, u ka bërë sërish thirrje shtetasve gjermanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, pasi frika për një pushtim ushtarak nga ana e Rusisë ende është e lartë.

Gjithashtu bëhet me dije se Lufthansa ka pezulluar udhëtimet për në Kiev.

“Kjo vlen për të gjitha nisjet e parashikuara nga 21 shkurti deri më 28 shkurt”, njoftoi kompania.

“Paralajmërojmë qytetarët të mos udhëtojnë në Ukrainë. Shtetasve gjermanë u kërkohet që të largohen nga vendi”, ka bërë me dije Ministria e Jashtme.

 


Video