NATO tërheq stafin e saj nga Kievi

19 February 2022, 17:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
NATO tërheq stafin e saj nga Kievi
Godina e NATO-s në Kiev

NATO ka njoftuar tërheqjen e stafit nga Kievi. Përmes një deklarate aleanca e Atlantikut Verior bën me dije se po tërhiqen nga kryeqyteti ukrainas.

"Siguria e stafit tonë është e rëndësishme, ne e kemi zhvendosur stafin në Lviv dhe Bruksel," tha një zëdhënës në Bruksel, duke vënë në dukje se zyrat e tjera të Aleancës Atlantike në Ukrainë mbeten funksionale.

NATO nuk dha detaje mbi numrin e personave të transferuar. Misioni i saj diplomatik në Kiev, një nga më të mëdhenjtë në një vend që nuk është pjesë e Aleancës, ka një staf prej disa dhjetëra personash.


Video