Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Rusia ka nisur sot testimet e raketave të saj balistike dhe hipersonike me aftësi bërthamore. Testimet janë pjesë e stërvitjeve vjetore strategjike, të cilat janë parë nga disa vëzhgues si një mesazh për NATO-n.
“Të gjitha raketat goditën objektivat e tyre, duke konfirmuar pritshmëritë e performancës”, thuhej në një deklaratë të Kremlinit, duke shtuar se stërvitjet përfshinin nëndetëse bërthamore dhe bombardues Tu-95.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ‘Ria Novosti’ publikoi të shtunën një fotografi që tregon Putinin duke parë stërvitjet nga një qendër komandimi së bashku me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.