Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një nënë dhe dy fëmijët e saj ishin mes viktimave dje, teksa trupat e pamëshirshme ruse qëlluan mbi familjet që iknin nga masakra në Ukrainë.
Të paktën tetë persona u vranë, kur raketat ranë mbi qindra ukrainas të tmerruar, ndërsa vraponin nëpër një urë për t’i shpëtuar bombardimeve ruse, në Irpin, pranë Kievit.
“The Sun” publikon pamjet tronditëse të sulmit rus, që vrau familjen, përkatësisht një vajzë tetëvjeçare me vëllain dhe nënën e tyre. Besohet se në sulm është vrarë edhe një mik i familjes.




