Zelensky paralajmëron ushtrinë ruse: Nuk do falim dhe nuk do harrojmë

7 March 2022, 08:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky paralajmëron ushtrinë ruse: Nuk do falim dhe nuk do
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do të ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë.

Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.


Video