Kumanova në zi / Babë e bir humbin jetën në aksident

2 September 2024, 22:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kumanova në zi / Babë e bir humbin jetën në aksident
Foto ilustruese

Kumanova është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku kanë humbur jetën babë e bir.

Miq dhe familjarë kanë shpërndarë lajmin e trishtë, ku kanë humbur jetën babë e bir nga fshati Opajë i Kumanovës.

“Të Allahu jemi dhe tek ai do të kthehemi! Allahu i mëshiroftë babë e birë nga fshati Opajë, Bastri dhe Luan Sallahi!

Familjes durim për këtë dhimbje të madhe”, shkruan të afërmit në rrjetet sociale.

Siç mësohet, dy viktimat kanë humbur jetën në një aksident trafiku.

Bastri Sallahu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa djali i tij nuk u mbijetoi lendimeve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Kumanova në zi / Babë e bir humbin jetën në aksident
Babë e bir humbën jetën në aksident

Video