KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ 13-vjeçarja dhunohet në mënyrë barbare nga bashkëmoshatarët, i djegin dhe flokët (VD)

23 March 2023, 15:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ 13-vjeçarja dhunohet në
Dhunohet e reja në Gjermani

Është regjistruar një tjetër rast i rëndë i dhunës dhe bullizmit mes adoleshentëve në Gjermani

Në videon e mëposhtme, ku pamjet tronditëse po bëjnë xhiron e rrjetit, shihet një vajzë 13 vjeçe, e cila rrethohet nga disa vajza 14 deri në 17 vjeçe dhe këto të fundit e dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht atë.

Grupi i vajzave godasin, shtyjnë dhe poshtërojnë në mënyrën më mizore 13-vjeçaren. Ato gjithashtu shihen teksa në një moment i derdhin një pije në kokë dhe i shkundin hirin e cigares. Ndërsa në minutat e fundit të videos ato i djegin edhe flokët. 

13-vjeçarja shihet në gjendje të rënduar psikologjike teksa përpiqet që të mbrohet dhe u kërkon atyre të ndalojnë. Por në një moment njëra prej vajzave i drejtohet duke i bërtitur: “Ulu dhe më lut! Unë nuk do të të lë të shkosh kaq lehtë”.

Policia gjermane ka identifikuar vajzat e përfshëria në aktin e rëndë, ndërkohë që viktima po merr kujdes mjekësor në spital. E ëma e 13-vjeçares ka thënë se torturimi mori fund falë ndërhyrjes së një kalimtari të guximshëm. 

Ky rast i dhunës i cili ka tronditur opinionin publik në Gjermani, vjen në një moment kur vetëm një javë më parë disa bashkëmoshatare vranë me thikë shoqen e tyre në pyll.


Video