Kryepeshkopi grek i Shqipërisë telefonon Patriarkun e Jeruzalemit, ja çfarë diskutuan

25 October 2023, 19:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryepeshkopi grek i Shqipërisë telefonon Patriarkun e Jeruzalemit, ja
Fredi Beleri dhe Anastasios Janullatos

Kryepeshkopi grek i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka telefonuar Patriarkun e Jeruzalemit, me të cilin ka diskutuar për situatën e krijuar nga lufta me Hamas.

Sipas një artikulli të “Orthodoxtimes”, Janullatos duket se ka shprehur indinjatën me sulmet barbare të Hamas, që nuk kursyen civilët.

Ai këtë e ka argumentuar duke thënë: “Ligji arkaik i shpagimit “sy për sy” ose “‘tit-for-tat” jo vetëm që përcakton të drejtën, por edhe kufijtë e hakmarrjes: Është “sy për sy” dhe do të thotë “sy për dhe sy” dhe jo “prerje kokash”.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe fillimi i një dialogu serioz mbetet apeli dhe lutja jonë e vazhdueshme”, ka uruar Janullatos.


Video