Kryeministri grek, Miçotaqis: Anastasi u lut dekada të tëra për ne, sot lutemi ne për shëndetin e tij

6 January 2025, 20:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri grek, Miçotaqis: Anastasi u lut dekada të tëra
Kryeministri grek Qirjakos Miçotaqis gjatë një takimi me kryepeshkopin Anastas Janullatos

Kryeministri i Greqisë Qirjakos Miçotaqis ka vizituar në spital kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në një prononcim për mediat greke, Miçotaqis foli për shëndetin e kryepeshkopit si dhe për problemet e brendshme të Greqisë.

“Në një kohë kur më gjerë se rajoni ka tensione dhe konflikte, dhe në mes të debateve të brendshme, humbëm Kostas Simitis. Anastasi u lut për dekada të tëra për ne. Sot ne lutemi për shëndetin e tij”, tha ndër të tjera ai, raportojnë mediat greke.

Janullatos ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Athinës. Sipas medieve të vendit fqinj, ai është vendosur në intubim.


Video