Krenohet Kurti: Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ndër të paktat me progres në 2024

1 April 2024, 20:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krenohet Kurti: Kosova vendi më demokratik në Ballkanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka fshehur optimizmin teksa thotë se Kosova renditet më mirë nga çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor për progresin demokratik.

Renditja sipas "V-Dem Institute" e vendos Kosovën në vend të 62-të dhe lë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.

Kurti thotë se raporti tregon se Kosova është nga demokracitë e pakta që ka shënuar progres në nivel global për vitin 2024.

Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti i vitit 2024 nga kompania me bazë suedeze V-Dem Institute e ka vendosur Kosovën në një pozitë të përmirësuar dhe e ka theksuar si një nga demokracitë e pakta që ka shënuar përmirësim në nivel global. Në pozicionin 62, Kosova renditet më lart se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.


Video