
Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje mafioze për vrasjen e 14 personave dhe drejtimin e një sindikate kriminale me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, shkruan Sky News.
Në shtator, anëtarët e familjes Ming, përfshirë Ming Guoping, Ming Zhenzhen, Zhou Weichang, Wu Hongming dhe Luao Jianzhang, u dënuan me vdekje për një mori krimesh.
Ata ishin shpallur fajtorë për vrasjen e 14 shtetasve kinezë, si dhe për ndalim të paligjshëm dhe mashtrim.
Gjykata e Ndërmjetme Popullore e qytetit Wenzhou njoftoi ekzekutimin në një deklaratë në mëngjes.
Anëtarët e grupit u arrestuan në vitin 2013, pasi autoritetet kineze ushtruan presion mbi autoritetet në zonat kufitare të përbashkëta me Myanmarin për të goditur mashtrimet.
Pasi u dënua me vdekje në shtator, grupi paraqiti një ankesë, e cila u refuzua.
Ushtria e Myanmarit pretendoi se patriarku i familjes, Ming Xuechang, i mori jetën vetes në vitin 2023 për të shmangur kapjen.
Në vitet e fundit, Kina ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo vend tjetër - ndonjëherë më shumë se çdo vend tjetër në botë së bashku.