Katër kushtet e Putin që gjymtojnë Ukrainën

25 February 2022, 16:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Katër kushtet e Putin që gjymtojnë Ukrainën

Vladimir Putin doli me një deklaratë, ku pasi i kërkoi ushtrisë ukrainase që të rrëzonin qeverinë e tyre, të cilët i quajti si “drogaxhinj dhe nazistë” shqiptoi edhe kushtet e vendosura për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Kushtet e Putin janë mjaft të rënda. Së pari ai kërkon që Kievi të njohë Krimenë si territor rus.

Së dyti kërkohet refuzimi i anëtarësimit të vendit në NATO.

Së treti, Ukraina do të refuzojë furnizimin, ndihmën, apo blerjen e armëve nga vendet Perëndimore.

Kërkesa e fundit është që Ukraina, jo vetëm që do të njohë pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura nga separatistët në lindje të saj, por edhe kufirin e Donetskut dhe Luhanskut siç ka qenë para 2014-s, kur shpërtheu konflikti fillestar.

 


Video