Katastrofa në Nepal, numri i viktimave i kalon 900, mbi 4 mijë të zhdukur

31 August 2026, 09:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Katastrofa në Nepal, numri i viktimave i kalon 900, mbi 4 mijë të

Bilanci i përmbytjeve masive që kanë goditur Nepalin është rënduar ndjeshëm. Autoritetet e vendit bëjnë të ditur se numri i viktimave ka shkuar në 903, ndërsa 4,247 persona rezultojnë të zhdukur.

Mes personave të zhdukur janë edhe 592 shtetas të huaj, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve nepaleze.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa zona të prekura rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ushtria nepaleze është angazhuar në terren për të gjetur personat që kanë mbetur të bllokuar.

“Po punojmë për kërkimin dhe shpëtimin e personave të bllokuar mes kodrave, vendbanimeve dhe zonave përgjatë lumenjve”, deklaroi gjeneral brigade Raja Ram Basnet, zëdhënës i ushtrisë së Nepalit.


Video