Izraeli godet kampin në Gaza, raportohet për 71 të vdekur dhe 289 të plagosur

13 July 2024, 13:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Izraeli godet kampin në Gaza, raportohet për 71 të vdekur dhe 289
Sulmi izraelit në Gaza

Të paktën 71 persona raportohen të vdekur dhe 289 të plagosur nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve al-Mawasi në Gaza, raporton autoriteti palestinez i shëndetësisë.

Sipas raportimeve paraprake, mes viktimave ka edhe punonjës të ekipeve mjekësore dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Dyshohet se objektiv i goditjes ka qenë eleminimi i Rafa’a Salameh, i cili është komandanti i brigadës Khan Yunis të Hamasit.

Ky i fundit mund të ketë humbur jetën ose të jetë plagosur rëndë.


Video