Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thuhet se po shohin Marokun si dhe dy rajone autonome të Somalisë si destinacione të mundshme për zhvendosjen e banorëve të Gazës sipas planit të propozuar të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të zhvendosur banorët e Gazës nga enklava e shkatërruar nga lufta.
Dy raporte në ditët e fundit kanë përmendur tre destinacionet e mundshme.
Televizioni izraelit Channel 12 raportoi se Maroku, Puntland dhe Somaliland po konsideroheshin nga Shtëpia e Bardhë.