Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka takuar shefin e Inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, për të cilin thotë se ka përgëzuar Kosovën për përballjen e vazhdueshme me synimet shkatërruese të Putinit në Ballkan dhe për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.
Haradinaj tregon se në bisedë me Budanov ka shprehur mbështetjen tonë për luftën e Ukrainës për liri, “dhe shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin e saj”.
"Takimi me Gjeneralin Kyrylo Budanov në Kiev ishte një nder i madh.
Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i shumëkërkuari i Putinit, dhe shtylla kurrizore e mbrojtjes së Ukrainës - Budanov me udhëheqjen kolosale të tij ka arritur shumë operacione të suksesshme kundër Rusisë.
hpreha mbështetjen tonë të përzemërt për luftën e Ukrainës për liri, dhe shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin e saj.
Gjenerali Budanov përgëzoi vendin tonë për përballjen e vazhdueshme me synimet shkatërruese të Putinit në Ballkan, dhe falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen ushtarake të ofruar për Ukrainën", shkruan ajo në rrjetet sociale.