Arrestohet gazetari nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu

7 April 2024, 20:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet gazetari nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu
Furkan Saliu

Gazetari dhe themeluesi i "PortaliX", Furkan Saliu është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanova në Ligën e Tretë të vendit.

Ende nuk bëhen të qarta arsyet e arrestimit të tij.

"PortaliX" konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe "tentim qyqar" për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX.

 


Video