Kreu i Komisionit Europian, Charles Mitchel ka reaguar pas deklaratës skandaloze të kandidatit për president në SHBA, Donald Trump, i cili tha se do e nxiste Rusinë të sulmonte këdo vend të NATO-s që nuk paguan.
Mitchel thotë një një postim në rrjetet sociale se prej 75 vitesh, Aleanca ka mbrojtur sigurinë dhe prosperitetin si të SHBA-së dhe të Kanadasë. Ai shton se deklarata të tilla i shërbejnë vetëm Putinit.
Gjatë një takimi elektoral, Trump tha se jo vetëm që nuk do e mbronte një vend të NATO-s që nuk paguan, por do e nxiste Rusinë të bënte çfarë të donte me të. Megjithatë, vlen të theksohet se anëtarët e Aleancës së NATO-s nuk janë të detyruar të paguajnë diku, por duhet të shpenzojnë 2 % të GDP-së për forcat ushtarake.
Mitchel gjithashtu shton se Europa duhet me nxitim të zhvillojë edhe më tej autonominë ushtarake të saj.
Reagimi i Mitchel:
Aleanca Transatlantike ka mbështetur sigurinë dhe prosperitetin e amerikanëve, kanadezëve dhe evropianëve për 75 vjet.
Deklaratat e pamatura mbi sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e Artikullit 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit.
Ata nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë.
Përkundrazi, ata ritheksojnë nevojën që BE të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj. Dhe për ta mbajtur të fortë Aleancën tonë.