”Ika mos më prit, bëj çfarë të duash”/ Burri shkon në Polici: Më ka humbur gruaja, ja letra që më kishte lënë!

9 January 2024, 12:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

”Ika mos më prit, bëj çfarë të duash”/

Një burrë nga Ferizaj i Kosovës, ka denoncuar në polici se i ka humbur gruaja, dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Burri ka dëshmuar se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 4 Janari dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion për të.

Ai ka treguar gjithashtu se pasi u zhduk, gruaja i ka lënë edhe një letër ku shkruante: “Bëj çfarë të duash, mos më prisni.”

Njësitë policore vendase tashmë janë aktivizuar për gjetjen e 30-vjeçares, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Nuk dihet ende se pse e reja ka vendosur të largohet nga shtëpia.


Video